Avdullah Hoti çel llogari në Instagram, Kallashi i komenton duke i bërë një kërkesë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se do të jetë aktiv edhe në rrjetin social instagram. Hoti ka hapur llogari zyrtare në instagram, e aty ka pasur një koment insteresant nga një yll i showbizit.

Hotit i ka komentuar Donjeta Kosumi – e njohur si Kallashi. Duket se ndër ndjekësit e parë të Hotit në instagram është Kallashi.

Ajo i ka thënë Hotit “Ktheje follow, mos u bë interesant”.

Edhe pse Kallashi i ka thënë Hotit që t’ia kthejë ‘follow’, duket se ajo nuk ka qëndruar mjaftueshëm besnike në këtë çështje.

Del se vet Kallashi nuk është duke e ndjekur Hotin në Instagram./Express/