Gabimi qesharak gjuhësor i Avdullah Hotit mes kritikave
Avdullah Hoti, nënkryetar i LDK-së, ka lëshuar disa akuza e kritika për kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin e Qeverinë Kurti.
Kjo duke i akuzuar për suspendim të demokracisë, duke bankrotuar ekonominë e shumë gjëra tjera.
Por, në mesin e kritikave, Hoti, ka bërë edhe një gabim qesharak gjuhësor.
Fjalën “kompetenca” e ka shkruar “kompotenca”. Kjo gabim që nuk mund të jetë teknik, pasi shkronjat “o” dhe “e” nuk gjenden afër njëra – tjetrës.
“Kosova ka nevoje per Qeveri me kompotenca te plota kushtetuese, Qeveri legjitime qe merr persiper te krijoje konsensusin e nevojshem shoqeror per te mobilizuar te gjitha mundesite, brenda dhe jashte Kosoves, per te perballuar pasojat ekonomike e sociale te pandemisë”, ka thënë Hoti.