Avokati Mahmut Halimi tregon se çfarë i tha Florim Ejupi pasi Vuçiq e akuzoi për vrasjen e Ivanoviqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka ndërlidhur vrasjen e politikanit serb të veriut Oliver Ivanoviç me biznesmenin Florim Ejupi, duke thënë se ky i fundit ka gisht në eliminimin fizik.

Pas këtyre deklaratave të presidentit serb, Ejupi i është drejtuar organeve të drejtësisë në Gjermani, ku e ka denoncuar Vuçiqin për deklarimet e bëra.

Avokati Mahmut Halimi, ka treguar se pas plasimit të këtij lajmi sot ka biseduar në telefon me Florim Ejupin të cilin thotë se dikur e ka pasur klient e tash e ka mik.

Halimi thotë se organet e drejtësisë gjermane i kanë thë Florimit të mos shqetësohet.

“Jam ndëgjuar sot, më ka thirrë në telefon pasi ka parë zhvillimet që kanë ndodhë. E këshillova, që duhet menjëherë ta paraqet rastin në roganet e drejtësisë gjermane. (Florim Ejupi) tha kam shku e kam paraqit rastin, kam dhënë deklaratë dhe i kanë thënë se ne do të merremi me deklaratën e Vuçiqit dhe nuk ke nevoje të shqetësohesh. Ai (Florimi) e ka shpreh shqetësimin e vet për familjen e vet që dikush mund të marrë ndonjë veprim, dhe i ka paralajmëruar organet e Gjermanisë. Ende nuk ka kërkuar mbrojtje, veç i ka njoftuar organet”, ka thënë avokati Halimi për T7, shkruan Reporteri.net.

Avokati më tej ka pohuar se prokurioa e Gjermanisë dhe organet policore kanë autoritet të plotë t’i shtjellojnë informatat dhe t’i kthejnë përgjigje organeve të Serbisë.

Halimi më tej ka thënë se nuk do të rrijnë duarkqyr as në Kosovë pas akuzave që ka bërë Vuçiq.

“Nuk do të rrijmë duarkryq, do pres procedurat që do zbatohet nga orgnaet gjermane, pjesën tjetër të veprimeve që kam autoritet të plotë do t’i ndërmarrë në Kosovë dhe do të përpiqem që Vuçiq ta mbajë përgjegjësinë e vet”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka thënë se Florimi ka kohë që nuk ka qenë në Kosovë dhe edhe po të ishte në kohën kur u vra Ivanoviq, ai fare s’ka dorë në atë vrasje.

“Nuk ma merr mendja, për arsye se sa herë vjen në Kosovë, kontaktin e parë e ka me mua. Ka një kohë të gjatë që nuk ka qenë në Kosovë, ai është qytetarë i lirë i Kosovës. Edhe nëse ka qenë Florim Ejupi në Kosovë ai fare s’ka të bëjë me atë rast. I thash a ka ardhë ndonjë here e nuk më ke lajmëruar. Më tha avokat unë nuk kam askënd prej teje. Na ka jetë ai raport se kemi vuajtur të dytë bashkë”, ka deklaruar Halimi.

Avokati më tej tha se Florimi tash në Gjermani punon ngapak punë ndërtimtarie atje. /Reporteri.net/.

SHPËRNDAJE