Azerbajxhan – Kosovë luhet nesër – bashkë me ekipin në Baku edhe deputeti Bekim Haxhiu

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 shtator fillon aventurën në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ janë pjesë e grupit D, së bashku me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Pikërisht këta të fundit janë nikoqir të ekipit të Kosovës, në ndeshjen që më 7 shtator luhet në Baku.

Bashkë me përfaqësuesen e Kosovës është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili për shumë vite ishte nënkryetat i FFK-së dhe përkrahës i madh i sportit në vendit tonë.

Stërvitja mbahet sot nga ora 19:30 sipas orës vendore kurse sipas asaj të Kosovës nga ora 17:30.

Do të jetë stadiumi ‘Olimpik’ i Baku, vendi ku do të zhvillohet kjo ndeshje. Ky stadium i hapur në vitin 2015, ka një kapacitet prej afër 70 mijë ulëse.

Stadiumi ‘Olimpik’ i Baku është shumë modern, dhe ndër më të bukurit në Evropë.

SHPËRNDAJE