B.Th. humb jetën pasi që kërceu nga banesa në Skenderaj

Një person i moshuar ka humbur jetë sot në Skenderajt, si pasojë e rënies nga një banesë, raporton portalit Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja tragjike ka ndodhur në ora 18:00.

“Një i moshuar rreth moshës 77 vjeçare ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga katet e larta të një banesë në Skenderaj. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e  ngjarjes. Ngjarja raportohet të ketë  ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa njesitë relevante policore po merren me rastin”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të dituri që dyshimet e para  janë ngritur se  viktima B.Th.77 vjeçar,  të ketë  kërcyer nga kati i shtatë i banesës.

“Hetuesit Policor janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë te rrethanave të këtij rasti, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti po hetohet si vetëvrasje”, ka thënë Zahiti për portalin Veriu.info.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE