“Baba” i grevës: Jo Kadri Veselin, por këtë politikan e dëgjova për ndërprerjen e grevës

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përmendur personin, i cili, sipas tij, ishte meritor për pezullimin e grevës në arsim.

Jasharaj tregoi se angazhimin më të mira në reflektimin e kësaj çështje e ka bërë ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Ai ka bërë punën e tij. Nuk ka humbës këtu. Pas tri javësh po nis mësimi në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, greva në arsim ka nisur që nga 14 janari, pra 3 javë të plota.

Ndërsa, zyrtarisht pritet që të hënën nxënësit t’i kthehen mësimit. 

SHPËRNDAJE