Babai i kandidatit të AKR-së: Nuk do ta votoj djalin tim por do ta votoj djalin e Heroit Kombëtar, Bekim Jasharin

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së  Skënderajt, Bekim Jashari ka mbetur i habitur dhe mjaftë i emocionuar nga premtimi që atij i dha hiq më pak se babai i një kundër kandidati të tij për zgjedhjet e 22 tetorit.

Shaqir Dervishaj, i cili  është babai i kandidatit të  AKR-së , Musa Dervishaj, ka takuar Bekim Jasharin dhe i ka premtuar votën siq ka thënë ai ‘ nga loqka e zemres.

”Po të them me loqkë të zemres ty Bekim, i kam thanë edhe djalit tem Muses se unë do ta votoj djalin e Heroit Kombëtar, Bekim Jasharin”,  u shpreh Dervishaj.

Në këtë rast Jashari i shprehu falenderim për respektin dhe mbështetjen e tij dhe e siguroi atë se posa të vijë në  krye të Komunës, ai dhe ekipi i tij do të bëjnë më të mirën për Skënderajn./PrishtinaPress.eu

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE