Babai me 2 djemtë humbën jetën në aksident, dedikimi prekës i vajzës që humbi të fejuarin

Tre viktima ishte bilanci i një aksidenti regjistruar ditën e djeshme në Prizren, ku si pasojë e përplasjes së një makine humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, babai dhe dy djemtë.

Mësohet se njëri nga djemtë e familjes quhej Behar dhe prej pak muajsh ishte i fejuar.

Pas vdekjes së tij, e fejuara e quajtur Vjollca i ka bërë një dedikim prekës në Facebook.

Ajo shkruan:

Shpirti jem i përjetshëm, këto ditë pa ty janë si andërr për mua, i madhi Zot t’deshti ma shumë se unë e t’murrë e bashkë me çdo dëshirë e lumturi që e kam pas me ty është shu dje bashkë me ty, kur kam mendu që kemi me u plak sbashku une sot mbeta vet pa ty, Allahu na plaktë boten tjeter- boten e përjetshme.”

SHPËRNDAJE