“Babai më rezultoi negativ në testin për COVID, atëherë përse vdiq?”

Një qytetar i Kosovës, Hysen Gashi të cilit sot i ka vdekur babai ka bërë pyetje për shkakun e vdekjes së tij, pasi i njëjti ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

“Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ për babën tonë. Atëherë, përse vdiq baba jonë?”, pyet Gashi.

Ai më tutje kritikon mjekët të cilët sipas tij po i trajtojnë pacientët për koronavirus edhe nëse dikush mund të ketë sëmundje tjetër.

Më tutje, Gashi shkruaj se mjekët debatojnë ndër vete se i kujt është pacienti e se duhet lutur për ta vizituar pacientin pasi e vëren gjendjen e rënduar të tij.

Gashi i referohet mjekëve të repartit të Pulmologjisë në qytetin e Prizrenit.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë: