Babai shqelmon dhunshëm të birin e vogël, që s’mund të ecte nëpër rrugët e ngrira (Kujdes pamjet)

Babai i paemëruar nga Bishkeku i Kirgizisë, e ka shkelmuar të birin në bel, veç pse nuk mund të ecte nëpër hapësirën e ngrirë dhe ishte shtrirë në borë.

Forcat e rendit e kanë ndaluar 50-vjeçarin, pasi videoja u postua në rrjetet sociale. Pritet që së shpejti atë ta dërgojnë para drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët kanë thënë se fëmija qante dhe bënte gjeste të ndryshme, para se babai ta qëllonte në këtë formë të dhunshme.

Ende nuk dihen lëndimet që i janë shkaktuar vogëlushit, ndërsa organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kërkuan ndihmë për viktimën dhe dënim për të atin.

SHPËRNDAJE