Babait të Memli Krasniqit i dhemb fitorja e Vetëvendosjes, ja si e sulmon

Analisti dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, thotë se procesi zgjedhor në Kosovë ka qenë i shkëlqyeshëm.

‘Procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm, kjo e përmirëson dukshëm imazhin e Kosovës si një shtet stabil që ka mbërri me i organize zgjedhjet’, ka thënë Krasniqi në Frontal.

Krasniqi ka thënë se fitorja e VV’së erdhi si pasojë e klimës së krijuar ndër vite në Kosovë, si papunësia, korrupsioni, nepotizmi.

‘Kjo prodhon një gjendje pasigurie dhe jostabiliteti edhe psikologjik edhe politik ashtu që qytetarët janë lodhë nga kjo gjendje ashtu që kanë kërkuar ndryshime për të dalë nga kjo gjendje që është përnjëmend e vështirë, është një gjendje karantine, frustruese për shkak të papunësisë, korrupsionit e nepotizmit, të gjitha këto kanë pasë ndikim në vullnetin e qytetarëve.

‘Pa dashur t’ua prish festën, mendoj se Vetëvendosje nuk është e aftë për t’i zgjidhur problemet sepse është parti që nuk ka kurrfarë përvoje për t’i zgjidhur problemet. Si hap fillestar VV do të duhej të hiqte dorë me një deklaratë solemne nga taktikat e përdorura deri tash, pastaj ta përdore atë kuadër modest që ka. Unë nuk shoh si mund të zjgidhet problemi i vizave, papunësisë, kur ka mungesë investimesh. Nuk shoh se si do të zgjidhen problemet tjera, si cilësia e dobët e arsmit, problemi me drejtësinë. Na mbesin të shohim përpjekjet e tyre, por shumë e zorshme do të jetë të dilet nga pozita që kanë pasur në propagandën partiake dhe politike.Por nuk kemi pse të paragjykojmë, mbesim të shohim me kënd do ta formojnë qeverinë. Tash ata e kanë ndryshu taktikën në fushatë, kanë ndërru imazhin, besoj se nuk ka pengesa të asaj natyre, duhet të tentojnë ta formojnë qeverinë me LDK. Çështja është se si do të futet LDK nën ombrellën e VV’së’, ka thënë Krasniqi./Periskopi/