Babë e bir sulmojnë dhe kërcënojnë ashpër zyrtarin e komunës

Policia në Graçanicë ka arrestuar dy të dyshuar, të komunitetit serb, babë e bir, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal, të komunitetit serb.

Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal në mënyrë të ashpër.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./

SHPËRNDAJE