Bahtiri: 14 dhjetori i motit 2018 do të mbetet i vulosur dhe i gdhendur me shkronja të arta

Në mesin e datave të rëndësishme për historinë e kombit shqiptar hyn edhe 14 dhejtori i vitit 2018 si dita e krijimit të ushtrisë së Kosovës në kuptimin e transformimit të FSK-së.

Kuvendi i Kosovës sot votoi me shumicë votash ligjet mbi transformimin e FSK-së duke i dhënë rrugë krijimit të ushtrisë process që do të zgjasë disa vite, shkruan gazeta online Veriu.info

Këtë ditë të veçantë për shtetin e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili kujtoi sakrificën e të rënëve për liri si më meritorët për ardhjen e kësaj dite.

Bahtiri një mirënjohje të madhe ka edhe për SHBA-të dhe të gjithë aleatët e Kosovës që e ndihmuan shtetin tonë të arrij deri në këtë pikë.

Kursë ushtarët e Kosovës për kryetarin Bahtiri janë krenaria jonë dhe mbeten flakadani i së ardhmes.

Ky është statusi i plotë i Agim Bahtirit në rrjetin social facebook:

Me sakrificën e të rënëve për liri, me dashurin e të gjallëve për pavarësi, me ndihmën e miqëve për shtetndërtim, sot ne të gjithë njëzëri e transformuam Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të saj.
14 dhjetori i motit 2018 do të mbetet i vulosur dhe i gdhendur me shkronja të arta, me të cilat shkronja i nderojm dëshmorët, martirët, invalidët dhe te gjithë ata që e duan dhe punuan për këtë shtet.
Me theks të veçant dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe nderimet më të larta ndaj SHBA-ve, dhe të gjithë aleatëve të tjerë të Republikës së Kosovës.
Ushtar dhe ushtare të Kosovës, ju jeni krenaria jonë, jeni nderi jonë, jeni dhe do të mbeteni flakadani i të ardhmës tonë, andaj ju priftë e mbara.
AB

SHPËRNDAJE