Bahtiri demanton spekulimet, viziton Ujësjellësin dhe tregon se uji është i pijshëm

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar Ujësjellësin Rajonal ‘Mitrovica’, ku ka marrë konfirmim zyrtar se uji i liqenit të Ujmanit është plotësisht i pijshëm.

Zyrtarët e Ujësjellësit i kanë konfirmuar Bahtirit se sot i janë bërë analizat laboratorike ujit, të cilat kanë demantuar shkrimet se uji i liqenit të Ujmanit është helmuar.

Pra, kryetari Bahtiri ka njoftuar qytetarët se uji është pijshëm dhe qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Sapo e vizitova Ujësjellësin Rajonal ‘Mitrovica’, ku mora konfirmim zyrtar se uji i liqenit të Ujmanit është plotësisht i pijshëm.

Këtë e konfirmojnë analizat e bëra sot në laboratorin e Ujësjellësit, zyrtarët e të cilit më njoftuan se gjatë gjithë kohës po e përcjellin ‘online’ cilësinë e ujit me teknologji të avancuar

Pra, shkrimet se uji i liqenit të Ujmanit është helmuar janë tërësisht spekulime dhe qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen aspak.

I lus mediat që këto ditë të raportojnë me kujdes të shtuar dhe të mos bien në lajthitje nga dezinformuesit.

SHPËRNDAJE