Bahtiri e uron Pacollin, bisedojnë për rivitalizimin e Trepçës, zotohen se do t’ia kthejnë namin e dikushëm

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtor.

I pari i Mitrovicës e ka uruar Pacollin për detyrat e marra, përderisa ka bërë të ditur se me këtë rast kanë biseduar edhe për zhvillimin ekonomik, ku ka spikatur çështja e rivitalizimit të Trepçëës, shkruan Veriu.info.

“Ishte kënaqësi të vizitoj Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, të cilin e urova për detyrat e reja si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë rast biseduam për zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë për rivitalizimin e Trepçës, të cilës do t’ia kthejmë namin e dikurshëm”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

SHPËRNDAJE