Bahtiri e Veliu miq të pandashëm, së bashku vizitojnë Turqinë (Foto)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, si duket janë miq të pandashëm.

Veriu.info ka siguruar një fotografi, ku ata shihen së bashku përderisa po qendrojnë në një vizitë në Turqi.

Zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri dhe Nënkryetari i LDK-së-, Agim Veliu, edhe në të kaluarën kanë bashkëpunuar shumë herë mes vete.

Veriu.info mëson se Bahtiri e Veliu kanë diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm politik, po që detajet pritet të publikohen shumë shpejt.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE