Bahtiri i reagon Hazirit: Askush nuk mund ta jap veriun, ‘arkitektëve’ të ndarjes të prirë nga presidenti iu ka vdekur projekti!

Ndaj një deklarimi të kryetarit të Gjilanit dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se do t’i jepte 17 fshatra të veriut për Luginën e Preshevës, ka reaguar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se skush nuk ka të drejt dhe nuk mundet me fol për dhënie të territoreve të veriut të Kosovës.

Madje, i pari i Mitrovicës indirekt Lutfi Hazirin e ka quajtur si njërin prej arkitektëve të ndarjes së Kosovës, duke thënë se ‘arkitektëve’ të ndarjes iu prinë presidenti Hashim Thaçi.

Reagimi i Agim Bahtirit:

Askush nuk ka të drejt dhe nuk mundet me fol për dhënie të territoreve të veriut të Kosovës. Dikur e ndanë Mitrovicën për shkak se qyteti nuk kishte Zot shtëpie, mirëpo tash është ndryshe dhe prekjen e territoreve nuk do ta lejoj me asnjë kusht sa të jem kryetar.

Lutfi Haziri nuk mundet t’i jep territoret e veriut, siç paska deklaruar, madje ai dhe askush tjetër nuk mund t’i jep as territoret e Gjilanit, sepse projekti i ndarjes së Kosovës përmes përdorjes së terminologjisë “shkëmbime territoriale” tashmë ka vdekur.

“Arkitektet” e rrëzimit të Qeverisë së Shpresës, ishin edhe “arkitektët” e ndarjes së Kosovës, sigurisht të prirë nga presidenti.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE