Bahtiri: Mitrovica më së shumti vuan pasojat e ndarjes, andaj nuk mund të pranojmë ndarje të re

“Një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeri”, është motoja e Lëvizjes Vetëvendosje për protestën e 29 shtatorit e cila do të mbahet kundër dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Thaçi pritet të diskutoj edhe për kufirin e Kosovës.

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës,ka përdorur moton e VV-së për të nxitur mitrovicasit në protestë. Duke dashur të thotë se një popull nuk i nënshtrohet një personi, ka thënë se një popull nuk i nënshtrohet një populli.

“Sot, në tubimin mobilizues të organizuar në Mitrovicë së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, iu shpjeguam qytetarëve arsyen pse duhet protestuar më 29 shtator, sepse një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu.

Mitrovica më së shumti i ka vuajtur pasojat e ndarjes, andaj nuk mund të pranojmë ndarje të re, e cila po fshihet prapa ideve të dëmshme të presidentit Thaçi.

Të gjithë, e veçanërisht mitrovicasit, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore më 29 shtator.”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri në tubimin e sotëm ndër të tjera ka thënë: ““Nuk jam mësuar të thërrasë protestë, por kësaj radhe do të thërrasë fuqishëm. Është momenti i duhur, koha e duhur, e vetëm populli do t’ia kallëzojë vendin çdokujt. E do të jem me popullin, sepse ai është sovrani i këtij vendi.” – Agim Bahtiri, Kryetar i Komunës së Mitrovicës.

SHPËRNDAJE