Bahtiri: Në krye të Trepçës do të jetë një i  “RI”

Kryetari i komunës së Metrovicës, Agim Bahtiri, në një intervistë në emisionin “Euro Tribuna”, ka thënë se kombinati “ Trepça “,  është një organizatë e tillë  që mund t’i ndihmojë Kosovës shumë, andaj duhet luftuar shumë për të.

Bahtiri, më tej foli edhe për statusin e Trepçës. Tha se shpejt do të jetë në Kuvend dhe do të miratohet shumë shpejt, në këtë mënyrë të fillojë edhe puna menaxheriale në bordin e saj , si dhe do zgjidhet kryesuesi i ri për të cilin tha se shumë shpejt do të mësohet se kush do të jetë.

Bëri të ditur që në krye të këtij bordi do të jetë një person i ri dhe thekson
se pritet shumë nga ai, sepse sipas tij, kombinati Trepça nuk do të jetë me organ politik por ekzekutiv.

Kreu i Komunës së Mitrovicës, shtoi se zhvillimi i Trepçës do të jetë shtyllë e fuqishme e zhvillimit ekonomik në komunën e tij pasi sipas tij, ka një kapacitet të mjaftueshëm.

SHPËRNDAJE