Bahtiri: Ne veç po e realizojmë planin për Mitrovicën, Kadri Veseli po bën fushatë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se plani i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli – ‘Për një Mitrovicë të re’, është një paraqitje publike elektorale pasi që ky plan veç është në përfundim e sipër nga komuna e këtij qyteti.

“Nuk e di si mundet dikush të paraqesë një plan me ato pika të cekura që ne veç e kemi përfunduar. Ky është plan komune dhe Veseli është kryeparlamentar’.

‘Planin të cilin ne e kemi paraqitur, ai i cili pretendon që të bëhet lumi Ibër në shtratin e vet, ne kemi këtu. Ai po paraqitet me projektet e mija’ , tha Bahtiri në Info Magazine në Klan Kosova.

‘Ai duhet ta dijë që kuvendi komunal e di shumë mirë ku jemi me proces dhe sa është punuar. Është duke u punuar që katër vite edhe me projekte edhe me gjetje të fondeve. Pishinat të cilat ne ua kemi dhënë tokën afër pesë hektarë dy kompanive private, janë duke u bërë në Mitrovicë’,

‘Aqua park është duke përfunduar. Faza e parë do të përfundojë muajin e ardhshëm . Veseli thotë të futen tani, e këto janë të përfunduara. Janë pishinat më të bukura në ballkan. Mbi 2300 njerëz i zë, ka pishina olimpike, të hapura, të mbluura. Që tri vite jemi duke punuar në këtë drejtim, i kemi gjetur të gjitha’.

‘Unë do i thosha Veseli se çdo program apo projekt që është në të mirë të Mitrovicës, unë e përqafoj, e di ai shumë mirë’, tha më tej Bahtiri.

SHPËRNDAJE