Bahtiri: Plani i Serbisë për krizë humanitare në veri ka dështuar, nga nesër nis hapja e marketeve

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se nga nesër supermarketet dhe dyqanet tjera ushqimor në veri do të hapen, pas një krize të inskenuar humanitare nga Qeveria e Serbisë.

I pari i Mitrovicës tregon se si shteti i Kosovës ia ka dështuar këtë plan destruktiv Serbisë, transmeton Veriu.info

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Lajm i mirë për qytetarët është se përfundimisht plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar, pasi që së shpejti do të filloj hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme, disa prej të cilave kam informacion se do të hapen qysh nesër.

Falënderoj Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri. Pas bashkëpunimit tim me ministrin Endrit Shala, këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe bizneset nga jugut i Mitrovicës. Me këtë rast i falënderoj gjitha bizneset për kontributin e dhënë.

Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia.

Apeloj tek qytetarët e veriut që më asnjëherë të mos bien në grackën e njerëzve destruktiv, por të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE