Bahtiri: Radikalizëm në VV kanë pasur ata që janë larguar

Agim Bahtiri, i sapoaderuar në Vetëvendosje, ka thënë se në këtë parti s’ka radikalizëm dhe se atë e kanë pasur vetëm ata që janë larguar në drejtim të PSD-së.

“Radikalizmin në VV e kanë pasur ata që janë larguar. Tash jemi pastër. A e patë tubimin madhështor në Prishtinë. A u bë një incident. Asnjë. Njerëzit që kanë nxjerrë njerëz nga kerret më s’na nevojiten”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri tutje ka folur për raportet e VV-së me ndërkombëtarët. Ka thënë se janë në nivelin më të mirë ndonjëherë.

“Kemi raporte tejet të mira me ndërkombëtarët. E dini se kam takuar gjithë ambasadorët.Imazhi i Albinit është në nivel më të lartë te ndërkombëtarët. Këta njerëz i kanë dhënë informata të pasakta për Albinin. S’ka asnjë radikalizëm te Kurti. Ai do të mbrojë shtetin, parimet e shtetit.

E patë që deshën ta ndajnë Kosovën. Isha në Bruksel dhe e pashë çfarë po donin të bënin. E di e gjithë Kosova cili ishte vizioni i dikujt, e ai vizion s’ka ecur pa u diskutuar me çarqet diplomatike. Mbrojtja e territorit më ka shtyrë të bashkohem me Albinin të mbrojmë çdo pëllëmbë”, ka thënë Bahtiri.

SHPËRNDAJE