Bahtiri reagon ashpër ndaj BE-së dhe Qeverisë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës pas fillimit të projektit prej disa milionë euro “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim kthimin e serbëve në veri të Kosovës, transmeton gazeta online Veriu.info

Bahtiri ka kritikuar ashpër Bashkim Evropian që sipas tij nuk ka bërë asgjë për kthimin e 13 mijë shqiptarëve të dëbuar tash e 20 vite nga veriu i Kosovës. Bahtiri ka thënë se BE-ja nuk ka bërë asgjë për kthimin e këtyre banorëve shqiptarë në pronat e tyre të cilët u penguin nga strukturat paralele serbe për t’u vendosur në shtëpitë e tyre.

Kryetari i Mitrovicës këtë project disa milonësh e ka quajtur si projekt të ri për kolonizimin e veriut me serbë nga Bosnja, Kroacia dhe Serbia për të ndryshuar strukturën etnike në këtë pjesë të Kosovës.

Kritika të ashpra ka hedhur edhe ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila sipas Bahtirit përmes ministrive të udhëhequra nga Lista Serbe ka investuar miliona euro për kolonizimin e veriut të vendit.

Bahtiri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos i mbyll sytë përballë një situate të tillë sepse durimit po i vjen fundi./Veriu.info/

Ky është postimi i plotë i kryetarit Agim Bahtiri në rrjetin social facebook:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE