Bahtiri reagon për vizitën e Gjuriqit në veri, ka një kërkesë për institucionet e Kosovës

Serbia ka ndërtuar një ujësjellës në veri të Kosovës, ku tash e tutje pritet që komunat veriore më nuk do të varen nga uji që prodhohet në jug të Mitrovicës.

Në përurimin e këtij Ujësjellësi pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Serbia, ku në mes tyre do të jetë edhe Marko Gjuriqi, të cilit i është lëshuar leja nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Përkitazi me vizitën e tij ka reaguar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i ka kërkuar Gjuriqit ta respektoj lejen.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

Kërkoj nga zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, që të respektoj lejen që iu ka dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Po ashtu kërkoj nga gjithë qytetarët e komunave në veri të Kosovës, që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, sepse ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane.

Në të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejojmë askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës.

AB

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE