Bahtiri: Rexhepi në kohët më të vështira për Kosovën, asnjëherë nuk u ndalë së punuari në dobi të qytetarëve

Me rastin e vdekjes së ish kryeministrit dhe politikanit Bajram Rexhepi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit për humbjen e të dashurit të tyre, raporton portali Veriu.info.

“Bajram Rexhepi në kohët më të vështira për Kosovën, asnjëherë nuk u ndalë së punuari në dobi të qytetarëve, ku ishte edhe personi kryesor që u dha ndihmë nxënësve të helmuar para gati dy dekadash. Ai po ashtu ishte një kryetar i suksesshëm, duke formuar institucionet komunale menjëherë pas luftës”, shkruan Bahtiri.

Ja postimi i plotë i kryetarit Bahtiri:

Me pikëllim mora lajmin se sot ka ndërruar jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili prej disa muajsh ishte në gjendje kome duke u trajtuar në një spital në Turqi.

I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, duke lutur Allahun që ta shperblej me xhenet.

Bajram Rexhepi në kohët më të vështira për Kosovën, asnjëherë nuk u ndalë së punuari në dobi të qytetarëve, ku ishte edhe personi kryesor që u dha ndihmë nxënësve të helmuar para gati dy dekadash. Ai po ashtu ishte një kryetar i suksesshëm, duke formuar institucionet komunale menjëherë pas luftës.

SHPËRNDAJE