Bahtiri: Të gjitha partitë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e nesërme që e kam organizuar për dialog me Serbinë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se të gjitha partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga ai në Mitrovicë, ku do të diskutohet për çështjen e dialogut me Serbinë.

Kjo tryezë e tij është thirrur pas paralajmërimeve nga presidenti Hashim Thaçi, se me Serbinë do të diskutohet çështja e korrigjimit të kufijve mes dy shteteve, për të cilën çështje kanë shprehur kundërshtime shumica e partive politike.

“Të gjitha partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën që kam organizuar për nesër (e enjte).

Siç kam bërë të ditur me rastin e dërgimit të ftesave, në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me dialogun në zhvillim e sipër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Tryeza do të mbahen në sallën e medieve, në ndërtesën e administratës komunale në Mitrovicë, duke filluar në orën 11:00.”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Të gjitha partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën që kam organizuar për nesër (e enjte).Siç kam…

Publiée par Agim Bahtiri sur Mercredi 22 août 2018

 

SHPËRNDAJE