Bahtiri: UÇK është krenaria e Kosovës, bëri luftë të lavdishme dhe të pastër

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reagur për arrestimin e krerëve të OVL-UÇK-Së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt.

Bahtirir nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se UÇK është krenaria e Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, dhe ata që e inicuan dhe votuan Gjykatën Speciale, duhet të ndihen të turpëruar, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Postimi i plotë:

UÇK-ja është krenaria e Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, falë luftës së lavdishme dhe të pastër që bëri kundër okupatorit serb ne sot gëzojmë lirinë.

Ata që e inicuan dhe votuan Gjykatën Speciale, duhet të ndihen të turpëruar.

Besoj në drejtësi dhe padyshim që pjesëtarët e UÇK-së do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, duke u kthyer faqebardh në vendin e tyre.
AB

SHPËRNDAJE