Bahtiri: Veç me PDK’në s’bëjmë koalicion – e kanë mbështjellur si gjarpri këtë popull

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është një parti me të cilën në asnjë mënyrë nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me të – ajo është Partia Demokratike e Kosovës.

Bahitir ka thënë se me një parti si PDK-ja s’mund të bëhet koalicion, pasi është ajo që e ka shkatërruar vendin.

“Kemi pasur edhe kryesinë edhe forumin rinor, atë të gruas dhe të gjithë janë që me PDK-në të mos kemi koalicion”, ka thënë Bahtiri, njofton Klan Kosova.

“Dëshira ime e flaktë është që ta çojmë PDK-në në opozitë. Sepse e ka pështjellur si gjarpri këtë popull. Si të tillë unë nuk do t’i përkrah asnjëherë. Unë gjithmonë luftoj me të keqen”.

“Jemi duke bërë përpjeke maksimale që t’i afrojmë krerët politikë që të formojmë një grup – një koalicion të madh, sepse është tepër e nevojshme për ta ndryshuar gjendjen”.

“Unë kam folur me të gjithë liderët, më shumë se njëherë, jemi duke negociuar dhe ftoj të gjithë që t’i bashkohen mendimit të Agim Bahtirit”.

“E keqja e këtij vendi është Partia Demokratike e Kosovës, kur kemi bërë koalicion atëherë unë s’kam qenë në Kosovë, na kanë premtuar shumë dhe s’kanë dhënë asgjë. Prandaj, kësaj partie nuk i besohet”.

Bahtiri ka pohuar se në qeverisjen e re të vendit, nëse fiton AKR-ja me partnerët e saj, asnjëherë s’do lejojnë njerëz që janë të zhytur në korrupsion.

“Nuk do të ketë asnjë njeri që do t’i ketë duart e përlyera. AKR-ja nuk pranon të qeverisë me njerëz që janë të krimit, por qeverisje me duar të pastra dhe që e duan punën”.

SHPËRNDAJE