Bajram Gecaj nuk arrin të bëhet delegat i LDK-së

Rezultetet e procesit zgjedhor në degë dhe në nëdegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, nuk kanë qenë të favorshme për anëtarin e kësaj partie Bajram Gecaj.

Në mungesë të votave të mjaftushme Gecaj, nuk ka arritur të zgjedhet delegat i LDK-së.

Kështu i tha portalit “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda këtij subjekti politik. Sipas të njëjtit burim, Gecaj që përgjatë qeverisjes së Isa Mustafës, shërbeu si këshilltar i tij dhe zëvendësministër në MAPL, ka humbur përkrhajen e anëtarësisë së LDK-së.

Pavarësisht insistimit të “Gazeta Blic” për të marrë një konfirmim edhe nga vet Gecaj, rreth rezultatit të procesit zgjedhor, ai ka refuzuar të deklarohet pa dhënë ndonjë sqarim.

Ndryshe, siç merr vesh “Gazeta Blic” kuvendi zgjedhor i një nëndege që është pjesë e degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, dy javë më parë ishte anuluar pas disa përplasjeve mes Gecajt dhe djalit të Fatmir Sejdiut, Bardhylit.

Madje ky i fundit kishte akuzuar në mënyrë të tërthorët Gecajn, se ka tentuar të manipulojë procesin zgjedhor me prani të individëve që nuk i takojnë asaj nëndege. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE