Ballkani mposht Feronikelin në derbin e javës në Superligës, shkëlqen Mirlind Daku

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Feronikelin në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2.

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku shënoi sërish hat-trick në këtë ndeshje, duke konfirmuar formë e lartë që po kalon këtë sezon.

Dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën i realizoi top sulmuesi kosovar, ndërsa pesë minuta para fundit Feronikeli u “ngjall”, duke shënuar dy herë.

Cesar Santos shënoi dy herë (85′ dhe 87′) për ta ngushtuar epërsinë e Ballkanit dhe për ta vulosur rezultatin e këtij dueli (3:2).

Ballkani tashmë ka gjashtë pikë pas dy takimeve, ndërsa Feronikeli mbetet në kuotën e tre pikëve.

SHPËRNDAJE