Banorët e Skenderajt pa ujë për shkak të djegies së trafos në Trepçë

Për shkak të prishjeve në rrjet nga djegia e trafostacionit kryesor në Trepçë, Mitrovica do të ketë deri në 12MW rrymë. 

Djegia e kësaj trafo rrezikoi edhe jetën e minatorëve të cilët mbetën të mbyllur në disa prej horizonteve të Trepçës, ku fatmirësisht, të gjithë tani janë jashtë saj shëndosh e mirë.

Mirëpo, pasojat e djegies së kësaj trafo kanë përfshirë edhe qytetarët e komunës së Skenderajt.

Disa banorë për Indeksonline kanë thënë se që kur është djegur trafostacioni i Trepçës kanë mbetur pa ujë.

Kompania ujësjellësi rajonal ‘Mitrovica’ e cila furnizon edhe Skenderajn me ujë, ka bërë të ditur se si pasojë e ndërprerjes së energjisë në fabrikën e ujit në ‘Shipol’ është ndalur prodhimi.

Kjo ka bërë që edhe Skenderaj të mbetët pa ujë deri në rregullimin e energjisë që pritet të ndodh nesër.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE