Baraliu: Nëse koalicioni Nisma-AKR kalon pragun, do t’ua prish matematikat VV-së dhe LDK-së

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se lufta e koalicionit Nisma-AKR për të arritur 5%’shin është jashtëzakonisht e madhe por edhe e drejt legjitime e tyre.

Në intervistën e tij për ‘Interaktiv’, Baraliu ka deklaruar se nëse ky koalicion e kalon pragun, matematika e dy partive të cilat synojnë të marrin pushtetin do të prishet.

“Nëse ata e kalojnë pragun matematika ju prishet matematika dy subjekteve kryesore që po synojnë ta marrin pushtetin sepse ata do të ju marrin numrat në Kuvend.

Të gjitha këto matematika janë shqetësuese dhe të pakënaqshme për secilën palë. Lufta që ta kalojë pragun është jashtëzakonisht e madhe. Ata janë duke luftuar me të drejtë për të kaluar 5 përqindëshin”, ka thënë ai.

Baraliu ka thënë procesi zgjedhor më 6 tetor ka qenë për lakmi. Sipas tij, në këto zgjedhje Kosova ka dëshmuar që ka një traditë dhe kulturë të mirë në organizimin e zgjedhjeve.

“Unë mendoj që këto janë normale të zakonshme, por ajo se si sillen subjektet politike, qoftë ato humbëse apo fituese, janë për lakmi.

Këto vonesa janë pjesë përcjellëse e procesit dhe nuk duhet të merret tragjikisht”, ka përfunduar ai.

SHPËRNDAJE