Barca nuk arrin të fitojë ndaj Bilbaos

Barcelona nuk ka arritur të fitojë kundër Athletic Bilbaos në San Mames, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga që përfundoi pa gola.

Vendasit rrezikuan disa herë në pjesën e parë, me anë të Yuri Berchiche, Markel Susaeta, Dani Garcia e Yeray Alvarez, por ata nuk u treguan konkretë.

Lionel Messi e mori iniciativën me një sulm drejt zonës, por nga ana tjetër rrezikoi Raul Garcia. Sidoqoftë, gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim pa ndryshim rezultati.

Në minutat e parë ta gjysmës së dytë, numri 10 i katalunasve e pati një tjetër mundësi, kësaj radhe nga gjuajtja e lirë.

Inaki Williams pati tri shanse të njëpasnjëshme për nikoqirët, ndërsa një rast tjetër u ofrua për Raul Garcian. Por, rezultati vazhdonte të mbetej i pandryshuar.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte.

Dhe deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti i pandryshuar, ashtu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Në këtë mënyrë, Barcelona tash është vetëm gjashtë pikë prapa përcjellësit të parë, Real Madrid.

Ndërsa me pesë fitore, 12 barazime dhe gjashtë humbje, Athletic Bilbao pozicionohet në vend të 13-të në tabelë me 27 pikë të arkëtuara.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë në shtëpi kundër Real Valladolidit, kurse baskët janë mysafirë të Huescas. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE