Barcelona bën një hap prapa për transferimin e Neymar

Barcelona do të kërkojë kohën e saj para se të shtojë përpjekjet e tyre për të transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Shefi i PSG Leonardo njoftoi të hënën se lojtari ishte i lirë të largohej nga klubi, duke thënë: “Vetëm një gjë është e sigurtë sot, ai është nën kontratë me ne për tre vjet”.

“Dhe meqenëse nuk kemi marrë një ofertë, nuk ka asgjë për të diskutuar. Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Por ne kemi pasur, është e vërtetë, kontaktë sipërfaqësor me Barcelonën”.

Ndërsa Barcelona tregoi që duan ta blejnë, mirëpo PSG nuk po e shet atë.

Gazeta katalunase Sport thotë se Barcelona do të presë përpara se të shtojnë përpjekjet e tyre për të transferuar Neymarin në vlerë prej 268 milionë euro (300 milion euro) pas komenteve të Leonardos.

Raporti pretendon se për momentin Katalunasit po bëjnë një hap prapa derisa PSG të qetsojë skuadrën e saj pas atyre “konflikteve” që janë duke ndodhur në skuadrën Franceze.

Por ata kanë treguar se do të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të transferuar atë, pasi të zgjidhin financat, të cilat janë komplikuar nga transferimi i mundshëm i Antoine Griezmann./Indeksonline/.

SHPËRNDAJE