Barcelona e Liverpool në çerekfinale, eliminohet Bayern Munich

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në udhëtim te Bayern Munich dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshja e parë kishte përfunduar me barazimin 0:0.

Sadio Mane në minutat 26 e 84 dhe Virgil van Dijk (69’) shënuan për skuadrën angleze, ndërsa Joel Matip (39’) shënoi autogol.

Në çerekfinale është kualifikuar edhe Barcelona, e cila me rezultat bindës 5:1 e mposhti Lyonin.

Lionel Messi (18’ nga penalltia e 78’), Philippe Coutinho (31’), Gerard Pique (81’) dhe Ousmane Dembele (86’) shënuan për katalonasit, ndërsa golin e vetëm për skuadrën franceze e shënoi Luxas Tousart në minutën e 38-të.

SHPËRNDAJE