Barcelona ia bën “bajat” fubtbollin United, kalon në gjysmë-finale të Champions League

Barcelona ka treguar se është skuadër e fortë dhe ka arritur të kalojë në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona bën detyrën edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Champions.

Blaugranët kanë fituar me lehtësi 3-0 në duelin e zhvilluar në “Camp Nou”.

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Valverdes që gjeti shumë shpejtë rrugën e rrjetës që në minutën e 16-të. Lionel Messi arrin të shmanget mjaft mirë në hyrje të zonës dhe me një goditje të bukur e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea nuk kishte shans reagimi. Skuadra angleze tronditet nga goli dhe gabon 4 minuta më pas duke i dhuruar një tjetër top Messit.

Sulmuesi argjentinas përfiton nga një gabim i ekipit anglez, dhe me një goditje të lehtë mposhtë De Gean, i cili këtë herë bën një gabim qesharak. Barcelona e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar golin e sigurisë.

Coutinho me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea këtë herë nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

Katalanasit ruajtën rezultatin deri në fund duke siguruar një vend në gjysmëfinalen e këtij edicioni.

SHPËRNDAJE