Baseli i njohur në rrezik për rënie nga liga: Pëson 7-1

Basel në dy dekadat e fundit ka qenë superfuqi e futbollit zviceran, duke e fituar shumicën e sezoneve titullin e kampionit, biles shpesh pa konkurencë fare, shkruan Periskopi.

Por, Baseli i kësaj jave ka dëshpëruar tmerrësisht keq tifozët e saj – në një moment kur pritej rikthimi në luftën për titull.

Baseli i kishte nëntë pikë, ndërsa kryesuesi Young Boys, 18. Por, ndodhi ajo që nuk pritej.

Fitoi sërish Young Boys, e madje me rezultat dërrmues 7 – 1. Të vetmin gol për skuadrën nga Baseli e shënoi Van Wolfsfinkel, ndërsa për Young Boys… kush nuk shënoi se.

Basel është njohur në mesin e shqiptarëve për prodhimin e shumë lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, përfshirë Granit e Taulant Xhakën, Xherdan Shaqirin, Albian e Arlind Ajetin, e shumë të tjerë. Madje edhe Salah ka qëndruar në ekipin e njohur zviceran.

Basel është veç tri pikë larg zonës së rrezikut për rënie. /Periskopi