Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, nxehet keq me Ramush Haradinajn, e quan matrapaz

Një fotografi e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt në Facebook, me Sali Berishën, si duket e ka nxehur keq anëtarin e Vetëvendosjes dhe bashkëshortin e deputetes së kësaj partie, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqin

Ky i fundit, si duket u nervozua me përshkrimin e kësaj fotografie, që ka të bëj me autostradën e Dukagjinit.

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit. Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”!  Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Ndërsa, Alban Krasniqi, përmes një komenti i drejtohet Haradinajt duke i thënë që gjithçka po bën për pushtet.

” Ti nuk lenë gurë e kufi pa levize per pushtet. Sherri yt na iken 8200 hektarë. Matrapaz!”./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE