Bashkëshortja e aktorit të njohur turk, xheloze e çmendur. Ja çfarë i bëri moderatores shqiptare!

Prej disa ditësh, moderatorja e “Prive”, Liberta Spahiu, po shijon pushimet në Mauritius. Pas një sezoni të gjatë në “Prive”, Liberta e ka lënë mënjanë për disa ditë punën intensive për t’u relaksuar. Por një rastësi e bukur gjatë udhëtimit nuk ka shkuar siҫ mund të mendohej. Surprizë për Libertën në aeroport ishte takimi i rastësishëm me aktorin e njohur turk, Burak Ozçivit, i cili kurorëzoi fundjavën e shkuar dashurinë e tij me aktoren Fahriye Evcen.

Siҫ ka mësuar InTv, në aeroportin e Stambollit, moderatorja shqiptare i ka kërkuar aktorit turk një foto, por bashkëshortja e tij nuk e ka lejuar. Lajmi është konfirmuar nga personapranë moderatores, të cilët kanë thënë se Fahriye Evcen duket se është është xheloze, ndaj e ka penguar moderatoren të bëje fotografi.

Kështu, ҫifti i ri janë nisur drejt Maldiveve pa u penguar nga askush…

SHPËRNDAJE