Bastisje në Mitrovicë, ja sa armë dhe municion konfiskohet

Hetuesit e sektorit të hetimeve, në kuadër të Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë,   në orët e  hershme të mëngjesit të  sotëm  ka ndërmarrë një operacion me ç’ rast  në zonën  e Mitrovicës  është  realizuar një  bastisje që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e armëve dhe municionit.

Bastisja është realizuar në një shtëpi private me objekte përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

o             një pushkë automatike

o             një pistoletë

o             dy karikatorë

o             80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66 vjeçar i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës”. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE