Baton Haxhiu i jep një lajm të madh Vetëvendosjes

Gazetari Baton Haxhiu ka parashikur garën për Prishtinën. Ai ka theksuar se fitues i zgjedhjeve do të jetë kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

“Shpend Ahmeti do të jetë fitues i zgjedhjeve lokale në Prishtinë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut, Shpend Ahmeti do të fitoj pas balotazhit.

“Megjithatë Shpend Ahmeti është shumë afër të kaloj pa balotazh”, tha ai në emisionin Analiza Zgjdhore në Klan Kosova.

Sipas Haxhiut në disa sondazhe Ahmeti ka dalë 52 për qind, ndërkaq aktualisht është 48 për qind.

“Gjithçka varet nga LDK dhe nga Shpend Ahmeti”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu tha se nëse nuk aktivizohet LDK ne javet në vijim, Shpend Ahmeti mund të fitoj pa balotazh.

SHPËRNDAJE