Bayern Munichu shkatërron Schalken

Bayern Munichu ka regjistruar një fitore 5-0 kundër Schalke 04 në “Allianz Arena”.

Bavarezët fillimisht kaluan në epërsi në minutën e gjashtë, përmes Robert Lewandowskit, para se THomas Muller të dyfishonte në kohën shtesë të pjesës së parë.

Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Leon Goretzka realizoi për 3-0, me Thiago Alcantaran që katërfishoi epërsinë e Bayernit tetë minuta më vonë.

Golin e fundit për nikoqirët e realizoi Serge Gnabry në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni grumbullon 39 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Schalke është e pesta me 33 pikë.

SHPËRNDAJE