BE me një lajm shumë të rëndësishëm për Asociacionin e komunave serbe

Asociacioni i komunave serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, tha sot zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq.

Në Bruksel është njoftuar se drafti i Statutit të asociacionit do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së në Grupin Drejtues, i cili u formua nga Prishtina.

Ndërsa në Kosovë përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paralajmëruar formimin e njëanshëm të asociacionit me datën 20 prill.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Qeveria nga ana tjetër po insiston në formimin e saj, në bazë të kushtetutës së Kosovës./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE