Bebe “kallë” rrjetet sociale, pozon me veshje transparante

Bebe Rexha, nuk e ka pasur asnjëherë kompleks që ta tregojë trupin e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen pas paraqitjes së saj për “Voir Fashion Magazine”.

Bebe ka pozuar edhe me një kostum transparent në ngjyrë rozë, ku tregon linjat e saj trupore. Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje në ceremoninë e “The Fragrance Foundation Awards”, ku dhuroi çmim për një nga pjesëmarrësit në këtë event.

Krahas kësaj, vlen të theksohet që Bebe Rexha është tejet aktive në industrinë e muzikës. Artistja më 31 maj publikoi “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. Kënga deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube.

SHPËRNDAJE