“Bechtel – Enka” i lyp 50 milionë euro për tri kyçje, faturon 1.18 milionë euro për çdo muaj të qëndrimit në Kosovë

Rreth 50 milionë euro shtesë po i kërkon konsorciumi “Bechtel-Enka” nga Ministria e Infrastrukturës për dy kyçje dhe një mbikalim në autostradën “Abën Xhaferi”.

Kërkesën e tillë ky konsorcium po e mbështet në një vendim të Qeverisë Haradinaj të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë.

“Aprovohet propozimi për ndërtimin e hyrjeve Ferizaj, Viti dhe në mbikalimin në Paldenicë”, thuhet në pikën e dytë të këtij vendimi.

Qeveria përmes këtij vendimi ka autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës të negociojë me këtë konsorcium për kontratë.

SHPËRNDAJE