Bedri Hamza infektohet me koronavirus

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur sot për RTV21, vetë Hamza përmes një telefonate.

Para Hamzës, janë infektuar edhe disa prej kolegëve të tij nga Grupi Parlamentar.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi më 21 tetor ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Ndërsa më 14 tetor kishte njoftuar Uran Ismaili po ashtu deputet i PDK-së, se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli është prekur nga koronavirusi muaj më parë.