Bedri Hamza pas shkarkimit të bordeve: PDK po goditet më shumë!

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i ftuar në Blic Interview ka folur në lidhje me shkarkimet e bordeve.

Ai ka thënë se më së shumti po goditet PDK-ja.

“PDK është tu godit. Për me u emru në një pozitë është një proces, gjithashtu edhe për me u shkarku është një proces duhet me u ba një vlerësim i performancës, duhet me u respektu rregulloret , ligjet në fuqi .

Pa hy në pjesën se kush është shkarku ekziston një procedurë dhe njerëzit kanë të drejtën me anku.

Dyshimet bazuar në përvojën tem kam se procedurat për këto çështje nuk janë respektu në tërësi apo me u informu njerëz të caktum për pozita të caktume përmes mediave pa pas një vlerësim të performancës pavarësisht përkatësisë politike.

Për mu nuk është me rëndësi kush është drejtor apo bord në Telekom apo Trepçë, për mu është me rëndësi se si do ndryshohet gjendja.

Fokusi i tyre duhet të jetë se si me e ngjall Trepçën” ka thënë Hamza.