Bedri Hamza: PDK do ua rrisë pensionet për 40%

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Mitrovicës, ka folur për mundësinë e rritjes së pensioneve nëse PDK’ja vie në Qeveri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

“Pensionet e pleqërisë, ato bazike janë të ulëta, pasi që jemi të vetëdijshëm se një pjesë e tyre nuk kanë pasur fatin të punojnë fare dhe me atë pension nuk mund të mbijetojmë”.

Nëse vetëm bëhet indeksimi, atëherë mund të bëhet ngritja e këtyre pensioneve për 40%. Pastaj kemi pensionet e kontribut dhënësve, që është e caktuar për 15 vjet e dikush me 14 vjet e 11 muaj nuk ka arritur të përfitojë nga këto pensione”, është shprehur ai.

”Kjo mund të ndryshohet dhe nëse kontributdhënësi me 14 vjet nuk mund të marrë 100% të pensionit sa ai me 15 vjet kontribut, atëherë le të marrë 90%, pastaj tjetri 85% e kështu me radhë”, ka thënë Hamza në një debat.