‘Befasia’ që i ndodhi Haradinajt për 1 Maj – Shkon në vizitë tek vendi ku s’ishte askush

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtarëve të Punëtorëve ka vendosur që të vizitojë komunat e rajonit të Drenicës, Drenasin e Skenderajn.

Por jo gjithçka kishte shkuar ashtu siç kishte planifikuar i pari i Qeverisë.

Ndalesa e parë e tij ishte paraparë që të jetë Parku i Biznesit, që gjendet në magjistralen Prishtinë – Pejë.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Por, aty nuk e gjeti askënd.

Kjo pasi sot është ditë pushimi, bazuar në kalendarin e festave shtetërore, raporton Periskopi.

Pas kësaj ‘befasie’, Haradinaj vazhdoi takimet, sipas agjendës së përcaktuar.

Ai shkoi në Komunë të Drenasit, ku u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci dhe disa përfaqësues të punëtorëve të Ferronikelit.

Raportohet se Haradinaj gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin./Periskopi

SHPËRNDAJE