Befason 106-vjeçarja: Çelës i jetëgjatësisë është jeta pa meshkuj

Madeline Dye asnjëherë nuk ka pasur takime dhe vetëm një herë ka vizituar lokalet e natës, edhe atë për të kremtuar datëlindjen e saj të 90-të.

Mendon se arsyeja e jetëgjatësisë së saj është shmangia e stresit që vjen nga lidhja dhe martesat.

Ajo u lind në jug të Sheffield në Angli më 1912, të njëjtin vit kur u fundos anija Titanik.

Kur ishte e re jetoi në atë rajon së bashku me nënë dhe motrën, pasi babai i saj Earnst humbi jetën në Luftën e Parë Botërore.

Madeline është 106-vjeçar dhe jeton në shtëpinë e pleqve.

Njëra nga sekretet e saj të jetëgjatësisë është edhe shëtitja – çdo ditë ecën 3.2 kilometra.

SHPËRNDAJE